
Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë së shpejtë në Rusi, ku pritet të takohet me Vladimir Putin, pasi Shqipëria do të marrë ditën e nesërme zyrtarisht drejtimin e OSBE-së.
Në një bashkëbisedim me gazetarët në zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë, Rama u shpreh se do të zhvillojë vizita dhe në Ukrainë dhe SHBA si drejtues i kësaj organizate.
“Vizita në rusi është pjesë e axhendës si drejtues i OSBE dhe është pjesë e axhendës që unë kam ndërmarr. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, në Ukrainë, SHBA dhe në Rusi, për datat presim konfirmime”, tha Rama. (A2 Televizion)