Faktorët që do të përcaktojnë zgjedhjet, sipas analistëve në "Absolut 4"

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 22:36 | Politikë
Faktorët që do të përcaktojnë zgjedhjet, sipas

Analistët Afrim Krasniqi, Lutfi Dervishi deh Adri Nurellari ndanë në studion e “Absolut 4” mendimin e tyre në lidhje me faktorët përcaktues për zgjedhjet e 25 prillit, koalicionet dhe partitë e vogla. Në këndvështrimin e tij Krasniqi thotë se fati i zgjedhjeve do të varet nga mobilizimi i strukturave të PS-së dhe koalicioni PD-LSI.

“Ajo që ndodhi me PSD në PS është qesharake, për mua fati i zgjedhjeve do varet nga dy faktorë;  nëse PS do të mobilizojë të gjitha strukturat e pushtetit dhe si do funksionojë koalicioni PD-LSI, nëse dy palët do sulmojnë të njëra-tjetrën  në zonat ku garojnë do të fundosen, nëse ecin me marrëveshje xhentëlmenësh palët të luftojnë në zonat ku janë më të fortë dhe nëse bëhet ky kalkulim dhe shkon kokë më kokë, ky do të ishte rezultati më mirë i mundshëm. Duhet të bësh një marrëveshje të hapur për të shpëtuar Shqipërinë, dhe e dyta nuk kam parë vlera morale, pres të shoh listën e deputetëve. T’u japësh shpresë shqiptarëve që ky vend do bëhet”.

Por për Lutfi Dervishin një nga faktorët që do të jetë përcaktues në zgjedhjet e 25 prillit është pjesëmarrja në votime.

https://a2news.com/2021/02/25/nurellari-drejtuesit-e-fushates-se-pd-epersi-morale-ndaj-ujqerve-te-vjeter-te-ps/

“Është fakt që kandidatë të LSI do jenë në listat e PD në 3 qarqe, por një nga faktorët është pjesëmarrja në votime dhe kjo do të favorizonte opozitën. Avantazhet e shumicës janë se zotëron të gjithë pushtetet. Avantazhi i vetëm i opozitës është që në 8 vite qeverisje njerëzit kanë vetëm një adresë; selinë e PS dhe kjo prodhon vota për opozitën. Dhe kjo nuk besoj se do prodhojë mandate në një ambient ku ka pasur demokratë e  socialistë

https://a2news.com/2021/02/25/krasniqi-pd-duhet-te-ishte-me-e-hapur-ndaj-levizjeve-te-reja-nurellari-e-detyron-sistemi-shihni-shembullin-malazez/

Sa i përket partive të vogla janë parti kryetarësh, partitë e mëdha janë parti sulltanësh. E shkuara ka treguar që partitë e vogla kanë funksionuar, ndërsa risitë nuk kanë funksionuar”.

Ndërkohë Adri Nurellari thekson se dalja me dy lista e opozitës dëmton Partinë Socialiste

https://a2news.com/2021/02/25/nuk-ka-program-te-shkruar-krasniqi-ps-peng-i-interesave-te-vogla-lokale/

“Sondazhet po e nxjerrin pdiu që del në anketa dhe mungesa  e ngjyrave të qarta u jep një avantazh dhe më duket i arsyeshëm ky organizim i brendshëm se e fusin PS si sanduiç në mes dhe PD merr elektoratin e vet me ngjyra më të qarta elektorale. Edhe pse janë dy lista e dëmton më shumë mazhorancën”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/25/fushata-do-te-ndikohet-nga-pandemia-dervishi-shqetesues-apeli-i-ambasadoreve-per-dekriminalizimin/
https://a2news.com/2021/02/25/nurellari-ps-nxjerr-fatos-nanon-te-mobilizoje-votuesit-asnje-perpjekje-per-te-joshur-te-lekundurit/
https://youtu.be/C7RnYi5iheY

A2 CNN Livestream

Latest Videos