Fati është me Liverpool, vjen fitorja e 7 në 7 ndeshje

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 15:38 | Futboll

Liverpool arriti të fitojë me vështirësi dhe me fat në transfertën ndaj Sheffield dhe “blindon” kryesimin në Premier League.

Një gol i Georginio Winajldum në pjesën e dytë, me portierin e Sheffield i cili bëri një gabim trashanik pas goditjes së mesfushorit holandez, i dha 3 pikët e radhës ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp.

Liverpool arrin kështu fitoren e 7 në 7 ndeshjet e parë të Premier League, duke kryesuar me 21 pikë kampionatin anglez, 8 pikë më shumë sesa Manchester City, por që ka një ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos