Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma elektrike gjatë riparimit të defektit

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 06:54 | Kronikë

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga

Një elektricist 34 vjeç me inicialet A.N., është dërguar rreth orës 20:36 të mbrëmjes pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. Dyshohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtryllë elektrike. 

"Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos