Fatsjellësja e Kroacisë premton të kthehet në finalen e madhe

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 13:12 | Futboll

Kolinda Grabar-Kitaroviç u bë e famshme botërore katër vite më parë në Botërorin “Rusi 2018”. Më shumë se e famshme, ajo njihet në fusha përtej politikës ndërkombëtare. Midis viteve 2015 dhe 2020, ajo ishte Presidente e Republikës Kroate, gruaja e parë që mbajti atë post. Mandati i saj përkoi me Kupën e Botës në Rusi, ku Kroacia arriti në finale.

Prania e saj në stadiume nuk kaloi pa u vënë re. E përzier me tifozët dhe duke përshtatur gjithmonë veshjet me ngjyrat e flamurit kombëtar. Tani, ajo dëshiron t'i sjellë sërish fat Modriçit me shokë. Kolinda Grabar-Kitaroviç ndodhet në Doha prej disa ditësh për të ndjekur djemtë kroatë, kësaj here si tifoze e thjeshtë dhe jo si Presidente e vendit.

Për ndeshjen ndaj Kanadasë, ajo u shfaq në tribunën VIP e veshur me kostumin tipik popullor të Posavinës. Pas ndeshjes, premtoi se do të kthehej në Katar më 16 dhjetor, në prag të finales së Botërorit, me një valixhe plot me veshje me ngjyrat kroate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos