“Ambasadorja amerikane që bënte ‘ligjin’ në Shqipëri, pa rëndësi në SHBA”, Tare: Kishte zyrën afër tualetit

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 22:09 | Politikë

Studiuesi Auron Tare ka sjellë një episod nga përvoja e tij me një ish-ambasadore amerikane në Shqipëri, përmes së cilës ilustroi kontrastin mes ndikimit të madh që ajo kishte në Tiranë dhe pozicionit që gëzonte në administratën amerikane.

Tare tregoi se diplomatja kishte pasur një ndikim të konsiderueshëm në Shqipëri, ku, sipas tij, vendimet apo qëndrimet e saj përgjithësisht gjenin zbatim. Por, gjatë një vizite në Uashington, ai kishte konstatuar një realitet krejt të ndryshëm.

“Nuk po ia them emrin, por ka qenë një zonjë këtu, ambasadore, unë kam pasur miqësi me të. Ka qenë një ambasadore e cila çfarë thoshte në Tiranë, në përgjithësi bëhej. Kur kam qenë para disa vitesh në Washington, i thashë dua të pimë një kafe dhe më tha hajde në departament, se aty punonte, dhe kur u futa, ishte një korridor i gjatë, shumë i gjatë, dhe në fund të korridorit në një zyrë shumë të vogël, afër tualetit, ishte edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri. Ky është edhe interesi amerikan për Shqipërinë”, tha Tare në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos