“Obama i ri do të sfidojë republikanët”, eksperti: Ja emri që mund të përballet me JD Vance ose Rubio-n

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 21:02 | Bota
 

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, ka komentuar zhvillimet politike në SHBA duke vënë në dukje se po shfaqen figura të reja që mund të sfidojnë skenën tradicionale politike në SHBA.

Gjatë analizës së tij në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Laçi u ndal te rasti i Abdul El-Sayed, një afro-amerikan me origjinë egjiptiane, i cili po shihet si një figurë e re në politikën amerikane dhe që, sipas ekspertit, mund të konsiderohet si një “Obama i ri”.

El-Sayed mund të sfidojë JD Vance dhe Rubio, që mund të jenë kandidatë në garën e brendshme republikane.

“Po ndiqet shembulli i Mamdani-t, atë shembull që u ndoq për zgjedhjet lokale të Nju-Jorkut. Është interesante se si e djathta po eksperimenton tashmë. Në krye të listës për Senatin e Michiganit është një afro-amerikan me emrin Abdul El-Sayed, i cili vjen nga prindër emigrantë, me baba nga Egjipti dhe sfidon status quo-në që i kanë vendosur republikanët dhe nga ana tjetër shihet si një Obama i ri. Pra, mund të jetë ky zotëria që pas dy vitesh mund të dalë në garë kundër JD Vance apo Rubios, që mendohet se do të jenë kandidatët kryesorë të palës republikane”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos