Muzikë, tullumbace plot ngjyra, vizatime dhe shumë lojëra. Kjo ishte një fundjavë ndryshe për fëmijët që kishin zgjedhur të shijonin vezën prej çokollate në Toptani Shoping Center. Për rreth tre orë, të vegjlit u mblodhën në këndin e përgatitur më herët vetëm për ta, një kënd që po ashtu i pret edhe të dielën e Pashkëve. Sepse festa do të vijojë, në Toptani Shoping Center, në këndin e krijuar posaçërisht për të vegjlit, me simbolet e Pashkëve, por edhe me heronjtë e tyre të preferuar. (A2 Televizion)
Fëmijët urojnë: Gëzuar Pashkët!
