
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Në ditën e festës së Flamurit dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata theksuan se kjo është një ditë themelore e identitetit kombëtar shqiptar.
Osmani dhe Kurti nderuan me kurora lulesh heronjtë kombëtarë si Ismail Qemali, Isa Boletini, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, ndërsa nënvizuan se do të punojnë në rrugën e të parëve për liri dhe mirëqënie të qytetarëve. (A2 Televizion)