
Autoritetet serbe i refuzuan kërkesën 4 ministrave nga Kosova për të zhvilluar një vizitë dyditore në Luginën e Preshevës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu tregon se kërkesa u refuzua në momentet e fundit pa dhënë asnjë arsyetim nga pala serbe.
“Ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në orën 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye për refuzimin”, shkruan Liburn Aliu.
Në komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë do të qëndronin për vizitë, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ai i Financave, Hekuran Murati, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (A2 Televizion)