Me dhjetëra qytetarë grekë u mblodhën në Këlcyrë për të përkujtuar Festën Kombëtare të Greqisë. Autoritetet e vendin fqinj si dhe të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke udhëtuan drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të festës kombëtare të Greqisë e njohur si Jo-ja greke.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të qeverisë greke si zëvendës ministri i Jashtëm Andonis Dhiamataris po ashtu dhe ambasadorja Sofia Filipidu.
Në Manastirin e Këlcyrës gjenden eshtrat e 573 ushtarëve grekë, të zbuluara në fushën e Sajmolës në Dragot. (A2 Televizion)