
7 km rrugë që lidhin Shijakun me qytetin e Durrësit janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët, bizneset dhe këdo që është i detyruar të përshkojë këtë segment, që vetëm rrugë nuk mund të quhet më.
Disa muaj më parë, banorët u mbushën me shpresë se më në fund autoritetet kishin vendosur të vinin dorë mbi këtë aks, por me sa duket premtimet e bëra tani duken si vegime, të cilat dyshojnë nëse i kanë dëgjuar me të vërtetë apo i kanë ëndërruar.
E ndërkohë që autoritetet premtojnë dhe pas ceremonive të rastit braktisin çdo gjë, janë banorët dhe përdoruesit e përditshëm të kësaj rruge që vazhdojnë të vuajnë edhe pse paguajnë çdo taksë që shteti ka vënë ndaj tyre. (A2 Televizion)