Festë pa gola në "Kukës Arena"

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 21:55 | Futboll

Kukësi e inauguroi stadiumin e tij të ri me një barazim pa gola ndaj Laçit.

Në “Kukës Arena”, verilindorët nuk shkuan më shumë sesa një 0-0, por kjo gjë nuk pengoi tifozët që pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, të pushtonin fushën e lojës.

Pas këtij rezultati, Laçi vijon të mbajë vendin e dytë të renditjes, i shkëputur 5 pikë nga Kukësi i vendit të tretë.

Edhe ndeshja tjetër e ditës së sotme, ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit, përfundoi me rrjeta të paprekura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos