Inter, “Tripletë” Mourinhos dhe vendi i parë në klasifikim

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 19:55 | Futboll
Inter, “Tripletë” Mourinhos dhe vendi i parë në

Inter ka mposhtur 3-1 Romën, duke u rikthyer në kreun e renditjes së Serisë A, me një pikë më shumë sesa Milani.

Zikaltërit nuk treguan aspak “respekt” për ish-trajnerin e tyre Jose Mourinho, duke i mundur verdhekuqtë e drejtuar prej tij për herë të tretë në këtë sezon e duke i lënë thuajse pa asnjë shpresë për të arritur zonën që të dërgon në Champions.

Golat për Interin u shënuan nga Dumfries (30’), Brozovic (40’) dhe Lautaro (52’), ndërkohë që për kryeqytetasit shënoi Mkhitaryan (85'). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos