Granit Xhaka realizoi një gol spektakolar në ndeshjen që Arsenal fitoi 3-1 ndaj Manchester United, duke barazuar një rekord shumë të veçantë, që mbahej nga kapiteni legjendar i Liverpool, Steven Gerrard.
Me supergolin e tij, mesfushori shqiptar me origjinë nga Kosova bëhet lojtari që i ka shënuar më shumë gola nga jashtë zone “Djajve të kuq”, së bashku me Steven Gerrard, Les Ferdinand dhe Kevin Phillips.
Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në vendin e katërt të Premier League, me 60 pikë pas 33 javësh të luajtura. (A2 Televizion)