Qershori padyshim ishte muaji i Gjirokastrës. Festivali Folklorik Kombëtar pati vëmendjen jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të turistëve të huaj, që tejmbushën hotelet dhe bujtinat e qytetit dhe të zonave përreth. Gjatë ditëve të spektaklit, në skenën e qytetit të gurtë u shpalosën motive, ritme, ngjyra, këngë, valle, rite e zakone nga ansamble e grupe folklorike të trevave të ndryshme, si vlera të trashëgimisë sonë shpirtërore. Me nënkryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës Jorida Muho, bëmë një bisedë mbi gjithë organizimin dhe arritjet e kësaj feste të kulturës shqiptare. (A2 Televizion)
Festivali folklorik kombëtar “pushton” Gjirokastrën, bën bashkë motive, ritme, ngjyra, këngë e valle
