Festivali i Kanës, në tapetin e kuq dhe një kryeministër shqiptar

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 08:38 | Aktualitet

Në Kanë të Francës është mbajtur të shtunën nata finale e edicionit të 74-ët të festivalit të njohur të filmit.

Mes qindra yjesh që parakaluan para kamerave, në tapetin e kuq të këtij kompeticioni të rëndësishëm të kinematografisë u shfaq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës shoqërohej në këtë event nga bashkëshortja dhe vajza e tyre e vogël.

Në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Filmit në Kanë garuan dhe dy produksione nga Kosova, filmi me metrazh të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës dhe filmi i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos