Festivali i Komedisë, shtatë trupa artistike në Korçë premtojnë të qeshura për Koko Fest

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 11:03 | Aktualitet
Festivali i Komedisë, shtatë trupa artistike në Korçë

Si një mesazh jete, në një situatë pandemie, për të realizuar dëshirat e ëndrrat, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Silvio Goskova dhe Paola Kodra janë ngjitur në skenë për të dhuruar harenë që ofron një komedi në teatër.

Ilir Bokshi regjisori i kësaj komedie shprehet i kënaqur nga reagimi i publikut, pasi sipas tij kjo komedi lidhet edhe me situatën aktuale.

Zamira Kita e cila interpretoi në këtë komedi shprehet e emocionuar. Sipas saj, duhet të jemi më afër njerëzve, publikut në një situatë të tillë.

Nata e parë ka mbushur plot sallën e teatrit, ndonëse thirrja për kujdes të veçantë në mbajtjen e distancës dhe maskat nuk i kanë penguar dashamirësit e teatrit të shijojnë shfaqjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos