
Ka shkuar në 607 numri i shtetasve afganë të mbërritur në Shqipëri, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët.
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 150 qytetarë afganë. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit.
103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës.
Në total, janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit. (A2 Televizion)