Festivali Ndërkombëtar i të Rinjve, kryeqyteti hap dyert për letërsinë nga e gjithë Europa

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 19:32 | Aktualitet

Ka nisur Festivali Ndërkombëtar të Rinjve “Tirana Gate”. Në Muzeun Historik Kombëtar , aty ku kjo ngjarje artistike zhvillohet nën kurimin artistik të Milena Selimit dhe ku janë bërë bashkë autorë nga Austria, Irlanda, Turqia, Greqia, Kosova e Shqipëria.

Austriakja Laura, fituese e çmimit europian për letërsi

Austriakja Laura Freudenthaler, që ka fituar çmimin europian për letërsi, ka qenë e para që pushtoi skenën.

 “Mendoj që është mënyra si ishte shkruar ishte vendimtare për marrjen e çmimit europian, ME pëlqen te shkruaj jo të qarta mbi të cilat ngrihen pikëpyetje”, thotë shkrimtarja për A2 CNN.  

Dita e parë e këtij festivali u pasurua edhe me prezantimin e veprës ditë e re të autorit grek Nikos Chrysos, që mbërrin në shqip nga Maklena Nika.

Autori grek Nikos Chrysos

“Është një mundësi  e jashtëzakonshme për të vizituar një vend fqinj, ky është përkthimi i parë i një vepre time, më vjen keq që nuk njoh gjuhën tuaj, edhe pse jam i sigurt që do të jetë një përkthim i  shumë i mirë”, thotë Chrysos.

Festivali nis çdo ditë në 10.00 dhe e pret dashamirësin e librit në biseda e lexime deri në 19.00 te Muzeu Historik Kombëtar, ku do të jehojë për tri ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos