“Lojtari më i mirë”, Van Dijk sfidon sot Ronaldon e Messin

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 14:37 | Futboll
“Lojtari më i mirë”, Van Dijk sfidon sot Ronaldon e Messin

Mbrëmje gala në Milano, aty ku Virgil van Dijk sfidon Cistiano Ronaldon dhe Lionel Messin, për çmimin e FIFA-s, si “Lojtari më i mirë”.

Ceremonia do të zhvillohet në teatrin e famshëm, La Skala, duke nisur prej orës 20:30. Pasi fitoi trofeun e “Lojtarit më të Mirë” nga UEFA, mbrojtësi i Liverpulit cilësohet sërish favorit përballë dy yjeve që kanë dominuar dekadën e fundit të futbollit botëror.

Votimi do të bëhet nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve Kombëtare, të cilëve u shtohen edhe gazetarët dhe tifozët. Në këtë event do të jepet edhe çmimi për “Trajnerin më të Mirë”, ku Jurgen Klopp është në avantazh ndaj Guardiolas dhe Pochettino.

Lionel Messi është favorit për çmimin “Pushkash”, për golin më të bukur, ndërsa do të përcaktohet edhe skuadra ideale e vitit sipas FIFA-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos