Icardi: Luajta 7 vjet me Interin dhe... nuk fitova asgjë!

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 14:25 | Futboll
Icardi: Luajta 7 vjet me Interin dhe... nuk fitova asgjë!

Vetëm pak javë pas largimit nga Interi dhe në intervistën e parë si lojtar i PSG, Mauro Icardi rrëfeu të vërtetat e tij.

Duke nisur nga synimi që ka me kampionët e Francës, ku është i vetëdijshëm se për ta bindur klubin ta blejë në fund të sezonit, duhet të japë gjithmonë më të mirën. Icardi shigjetoi ish-skuadrën e tij, Interin, duke thënë se “luajti 7 vjet atje, por në fund e kuptoi se nuk fitoi asgjë”.

“Kjo ishte arsyeja përse erdha në Paris, për të fituar trofe”, tha sulmuesi. Për marrëdhënien me Lionel Mesin dhe spekulimet se ylli i Barcelonës ka veton në lënien e Ikardit jashtë përfaqësueses, ky i fundit mohon gjithçka, duke e vlerësuar Mesin si njeri dhe si lojtarin më të mirë në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos