
Kur situata nga pandemia duket se është qetësuar disa në Itali, autoritetet e shëndetësisë kanë bërë të ditur se finalja e Kupës mes Atalanta-s dhe Juventusit më 19 maj do të zhvillohet me tifozë.
Lajmi është konfirmuar nga nënsekretari i Shëndetësisë, i cili ka bërë të ditur se “Mapei Stadium” do të jetë i mbushur me 20% të kapacitetit të tij, pak më shumë se 4 mijë spektatorë.
“CTS aktualisht po studion protokollin për të lejuar spektatorët ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me protokollin anti-Covid”, bëri të ditur Andrea Costa.
Ky vendim vjen dy javë pas miratimit nga autoritetet i pranisë së spektatorëve në tribunat e stadiumit “Olimpico” për Euro 2020. (A2 Televizion)