
Luiza Gega synon të fitojë titullin e parë europian në karrierë. Mbrëmjen e kësaj të shtune, kampionia kuqezi do të garojë në finalen e 3.000 metrave me pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës, Mynih 2022.
Gega u kualifikua në aktin final pa asnjë problem, teksa me paraqitjet e fundit ka konfirmuar se është një prej pretendenteve për medaljen e artë.
33-vjeçarja synon të përmirësojë medaljen e argjendtë të fituar në Europianin e vitit 2016 në Amsterdam dhe ky mund të jetë momenti ideal. Finalja do të nisë prej orës 22:15 minuta. (A2 Televizion)