Fiskalizimi, përplasje në Kuvend për kostot e sistemit të ri

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 17:22 | Ekonomi
Fiskalizimi, përplasje në Kuvend për kostot e sistemit të ri

Biznesi është përballur sot me deputetët për ligjin e fiskalizimit. Në komisionit parlamentar të Ekonomisë ka nisur diskutimi për draftin e miratuar në parim në seancën plenare të 5 dhjetor-it.

Ndërsa Ministria e Financave nuk ka nxjerrë ende kostot se sa do t’i kushtojë biznesit vënia në funksion e sistemit të deklarimit të xhiros, për kompanitë e kasave kjo arrin mbi 1300 euro për subjektet në nisje të procesit.

Përfaqësues të Dhomës Amerikane dhe të Bashkimit Tregtar kundërshtuan gjobat që parashikon drafti për bizneset që nuk zbatojnë fiskalizmin, një proces që sipas qeverisë do nisë zbatimin plotësisht nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

Vetë deputet kanë pranuar që drafti do të pësojë rishikime gjatë shqyrtimit të tij nen për nen, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të merren parasysh kërkesat e sipërmarrjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos