
Volejbollistja shqiptare Erblira Bici ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Igor Novaras, me të cilën fitoi Champions League, Kupën e Italisë dhe mbërriti në finalet e titullit.
Shtatlarta e përfaqësues kuqezi ka njoftuar kalimin në një tjetër klub italian, atë të Busto Arcisios, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e 5 të renditjes. 23-vjeçarja nis kështu një aventurë të re duke lënë skuadrën më të mirë të momentit në Evropë, për të gjetur më shumë hapësira në lojë sezonin që vjen. (A2 Televizion)