Fitore e merituar për Skënderbeun, Tirana largohet nga kreu

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 19:00 | Futboll
Fitore e merituar për Skënderbeun, Tirana largohet nga kreu

Tirana i largohet ende më shumë kreut të klasifikimit pas humbjes ndaj Skënderbeut në Korçë. Një fitore e merituar për djemtë e trajnerit Daja, që kanë treguar një organizim lojë më të mirë në përgjithësi.

Korçarët kaluan në avantazh në minutën e 18-të me Gripshin që pason saktë për sulmuesin Krasniqi që nuk gabon.

Kryeqytetasit duket sikur “zgjohen” në pjesën e dytë, duke tentuar barazimin, por është sërish Skëndërbeu që godet në fund të ndeshjes me Ndecky, që kishte ndjekur me zgjuarsi një aksion të bukur të Otto John.

Goli i vetëm për Tiranën vjen në minutat shtesë nga Edon Hasani, por vlen vetëm për të shtuar mërzinë në kampin bardheblu.

Mërzi e shprehur qartësisht edhe nga trajneri Julian Ahmataj. “Jam shumë i zhgënjyer nga rezultati. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit dhe drejtorit të klubit, nëse jam unë e keqja. Të humbasësh ndaj një skuadre që shkon tre herë në portë, ma pret hovin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos