Higuain i pandalshëm, Juventus përmbys Atalantën

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 17:02 | Futboll
Higuain i pandalshëm, Juventus përmbys Atalantën

Juventusi ka kaluar me sukses por jo pa vështirësi një tjetër test të rëndësishëm në Serie A, sfidën në Bergamo kundër Atalantës.

Kampionët  e Italisë përmbysën me rezultatin 1-3 Atalantën, pasi zikaltrit kishin kaluar në avantazh në minutën e 56-të me Gosens.

 Në pjesën e parë, Atalanta kishte humbur edhe një penallti me Barrow, që goditi traversën, por Juventusi përmbysi gjithçka në minutat finale të sfidës, ku Higuain u shndërrua edhe një herë në protagonist me dy gola në minutat 74 dhe 82,  fitore e kurorëzuar më pas me golin në sekondat e fundit të Dybala.

Me fitoren e sotme, Juventus mbetet gjithmonë në vendin e parë me 35 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos