Fitorja numër 100, Federer legjendë

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 22:01 | Sporte të tjera
Fitorja numër 100, Federer legjendë

Për të etiketuar madhështinë e një ylli të sportit, numrat nuk janë gjithmonë të nevojshëm. Por, në rastin e Federer mund të bëhet një përjashtim.

Me suksesin në Dubai, përballë grekut Tsisipas, “Mbreti Roger” arriti triumfin e 100-të në karrierën e jashtëzakonshme.

Federer u hakmor ndaj rivalit që e mposhti në Melburn, duke regjistruar suksesin e tetë në këtë turne.

I vetmi që ka arritur të fitojë më tepër se ylli zviceran i tenisit është Xhimi Konors, me 109 tituj në karrierë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos