Një ndërtesë 48-katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Emiratet e Bashkuara Arabe duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
7 persona mbetën të plagosur dhe dëme të mëdha u shënuan edhe në zonën përreth, për shkak të objekteve në flakë që binin nga kulla Abbco.
U desh ndërhyrja e dhjetëra zjarrfikësve për të vënë në kontroll situatën ndërkohë që ka nisur një hetim për gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit (A2 Televizion)