Shtyhet për më 3 nëntor seanca ndaj Veliajt, mungojnë avokatët e të pandehurve

Nga Armand Bajrami
27 Tetor 2026, 11:33 | Kronikë

Shtyhet për më 3 nëntor seanca ndaj Veliajt, mungojnë

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 3 nëntor procesin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve.

Seanca e së martës dështoi për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve, në zbatim të bojkotit të nisur prej 8 shtatorit.

Në proces nuk u paraqit asnjë prej avokatëve të listës së ndihmës juridike falas, të caktuar nga gjykata në seancën e kaluar. Vetë Veliaj përmes një deklarate i bënte me dije gjykatës, se kishte dijeni për gjyqin, se donte të përfaqësohej nga avokati i tij Plarent Ndreca dhe asnjë avokat tjetër veç tij.

Ndonëse SPAK kërkoi gjobitjen e avokatëve, gjykata nuk aplikoi gjoba. Kryesuesja, Elsa Ulliri, tha se GJKKO ishte vënë në dijeni të një padie në Apelin Administrativ, ku një shoqatë avokatësh kërkon shfuqizimin e vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotin e seancave në GJKKO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos