“Vala e dytë e koronavirusit në Itali do të jetë edhe më e rëndë”

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 19:05 | Bota
“Vala e dytë e koronavirusit në Itali do të jetë edhe

Italia do të goditet nga një valë e dytë koronavirusi që do të jetë edhe më e rëndë sesa vala e parë. Kështu thuhet në një raport të “Imperial College London”, kërkuesit shkencorë të të cilit kanë bërë një parashikim me 3 skenare për valën e dytë të Covid-19 në shtetin fqinj.

Skenaret janë: nëse Italia do të vijojë të qëndrojë në karantinë, nëse do të kthehet me 20% në normalitet dhe nëse do të kthehet me 40% në normalitet.

Sipas britanikëve, një kthim me 20% në rutinën e përditshme do të shkaktonte 5 000 viktima të tjera. Një kthim me 40% do të sillte rreth 23 000 viktima më shumë për dy muajt e ardhshëm.

Kërkuesit shkencorë pranojnë se parashikimi i tyre është pesimist dhe se nuk ka marrë parasysh masat parandaluese. Prandaj ata thonë se ka shumë rëndësi distancimi social dhe mbajtja e maskave në publik.

Italia tashmë ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave. Miliona italianë tashmë lejohen që të kthehen në punë, të dalin në parqe për vrap, dhe të takojnë të afërm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos