
Marc Marquez nuk ndalet. Piloti Hondës, pasi fitoi matematikisht titullin kampion në MotoGP, ka triumfuar edhe në garën e radhës, duke i dhuruar titullin kampion për konstruktorë Hondës.
Spanjolli i la pas të gjithë në pistën e Motegit (Japoni), duke treguar se është njësoj i uritur dhe në garat e mbetura të kampionatit.
Në vend të dytë u rendit francezi Quartararo (Yamaha), ndërsa i treti italiani Dovizioso (Ducati). (A2 Televizion)