Teksa kolegët e tij u mblodhën ne Kuvend për t’i hapur rrugë arrestimit të tij nga SPAK, Arben Ahmetaj zgjodhi të reagonte në Facebook, ku mohoi çdo akuzë që rëndon mbi të dhe paralajmëroi se nuk do të heshtë. Ish-zv/kryeministri thotë se ka njerëz që e duan në burg dhe pohon se ka marrë kërcënime. Ahmetaj nuk e mohon se po sulmohet nga brenda partisë dhe flet për përndjekje. (A2 Televizion)
Flet për sulm nga partia e tij, Ahmetaj: Më duan në burg, jam përndjekur dhe kërcënuar
