Protesta para Ministrisë së Arsimit, digjen kosha plastikë dhe policia përdor gaz lotsjellës

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 17:52 | Kronikë

Protesta para Ministrisë së Arsimit, digjen kosha plastikë dhe

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, duke u shoqëruar me akte dëmtimi të pronës publike dhe përplasje me Policinë e Shtetit.

Disa prej protestuesve kanë djegur kosha plastikë në rrugë, ndërsa kanë shkulur edhe shufrat metalike që ndajnë korsitë e biçikletave nga pjesa tjetër e rrugës.

Situata është tensionuar më tej, ndërsa policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos