
Një tjetër hap vendimtar drejt Bashkimit Europian e ka cilësuar kryeministri Edi Rama mbylljen e kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” me Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët me komisioneren për zgjerimin Marta Kos dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh shpresëplotë që deri në samitin e ardhshëm të planit të rritjes, Shqipëria do të ketë bërë më shumë progres.
“Sot Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në Bashkimin Eruopian në rrugën e integrimit europian. Mbyllja e Kapitulli 20 për sipërmarrjen dhe industrinë, është njohje që ka realizuar Shqipëria dhe transformimit. Kapitulli 20 bëhet bëhet kapitulli i katërt që mbyllet brenda pak muajsh.
Të punojmë së bashku shqiptarët e irlandezët dhe ta bëjmë realitet këtë shtëpi. Jemi të vetëdijshëm që progresi nuk matet me kapitujt e mbyllur, janë gurë kilometrikë të rëndësishëm por progresi matet me reformat e realizuara, fuqizimin e institucioneve dhe rezultate e prekshme që janë arritur.
Falënderime për Presidencën irlandeze dhe për Martën dhe ekipin e saj. Së fundmi, në radhë, por jo nga rëndësia, falënderoj të gjitha vendet anëtare për besimin, mbështetjen dhe angazhimin gjatë gjithë procesit.
Kemi ende rrugë të gjatë për të bërë, por jemi gati dhe të përgatitur për t’ia dalë. Pres me padurim për samitin e radhës të planit të rritjes dhe forumi i investimeve në Tiranë dhe jam shpresëplotë që do kemi bërë më shumë progres dhe më shumë njohje të progresit”, deklaroi Rama.
(A2 Televizion)