Po riparonte çatitë, rrëzohet 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

Nga Çaku Tafa
13 Tetor 2026, 17:56 | Aktualitet

Po riparonte çatitë, rrëzohet 52-vjeçari në Ballsh,

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagjen “5 Shkurti” të Ballshit, pasi është rrëzuar nga lartësia teksa po riparonte çatinë e banesës së tij. I dëmtuari, Festim Sulaj, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rrëshqitur nga shkallët, duke pësuar dëmtime, kryesisht në pjesën e pasme të kokës.

Pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit, ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos