
Rreth 120 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit, për të kërkuar ndihmë mjekësore për problemet shëndetësore.
Sipas mjekut të urgjencës, shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhen me komplikacionet e shkaktuara nga temperaturat e larta që kanë prekur qytetin. Mjeku thotë se shumë nga rastet që paraqiten në urgjencë për ndihmë janë të prekur edhe nga Covid-19.
Për shkak të rikthimit të rasteve masive me koronavirus, mjeku këshillon që në rastet kur nuk kanë shqetesime serioze, pacientët të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes e më pas të paraqiten në urgjencë.
Edhe muaji gusht pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndaj mjeku këshillon qëndrimin në ambiente të freskëta, konsumimin e ujit dhe ushqimeve të shëndetshme. (A2 Televizion)