Sali Berisha iu rikthye ciklit të Foltoreve duke zhvilluar një takim online me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali. Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën se e ka kthyer vendin në diktaturë njëpartiake dhe personale. Sipas Berishës, Kryeministri jo vetëm kontrollon të gjitha pushtetet në vend, por mori peng edhe ish-kreun e opozitës, Lulzim Bashën, me dosjen e financimeve ruse. (A2 Televizion)
Foltore në romë, Berisha: Shqipëria, diktaturë personale. Rama mori peng Bashën me dosje
