“Foltorja” dhe Lidhja e Gruas, Vokshi rrëfen debatin me Bashën: Ftoj deputetët e tjerë të na bashkohen

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 20:54 | Politikë
“Foltorja” dhe Lidhja e Gruas, Vokshi rrëfen debatin me

Në hapjen e procesit për zgjedhjet e drejtueseve të reja në Forumin Demokrat të Gruas, Albana Vokshi pati përplasje me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vokshi tregoi debatin që ajo pati me kreun e PD, duke bërë të ditur se gjithçka ka nisur pas deklaratës së të dielës, kur Basha tha se koha e Berishës ka mbaruar.

“Ishte një mbledhje shumë e shkurtër, e filluar nga Basha, i cili foli për rendin e ditës, marrjen e mungesave të komisioneve nëpër komisione. Në momentin që unë mora fjalën, si kryetare, unë refuzova të marr mungesat e deputetëve, pasi ata janë të zgjedhur me votë. Çështja tjetër që doja të flisja dhe e ngrita si shqetësim, ishte deklarata e djeshme e Bashës para selisë së PD. Një deklaratë që jo vetëm mua, i ka shokuar dhe zhgënjyer. Unë thash se distancohesha nga deklarata e tij se koha e Berishës ka përfunduar. Këto deklarata nuk më përfaqësojnë mua dhe u distancova. Unë i vura në dukje se ai nuk mund të flasë në emrin tim dhe në emrin e shumë demokratëve. Në momentin që unë iu referova deklaratës së Bashës, ai mbylli mbledhjen. Tha që nuk është çështje e rendit të ditës dhe iku”, u shpreh Vokshi në Debat në A2 CNN.

https://a2news.com/2021/11/08/perplasja-per-frpd-kadilli-thellon-krizen-te-rinjte-te-mos-rendin-nga-nje-padron-tek-tjetri/

Më tej, Vokshi u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë të PD që të bashkohen me Foltoren nëse nuk i pëlqen mendimi i Bashës.

“Unë do të vazhdojë që mendimet e mia t’i shpreh në formuet e partisë. Këtë e kam kërkuar edhe nga kolegët e mi. Unë ftoj çdo deputet tjetër që nën zë nuk i pëlqen mendimi i Bashës, të na bashkohet”, u shpreh Vokshi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/08/basha-perplaset-me-frpd-kellici-e-kam-mbyllur-misionin-tim-por-eshte-shkelur-statuti/
https://a2news.com/2021/11/08/perplasjet-me-bashen-vokshi-ne-debat-zgjedhjet-ne-forumin-e-gruas-i-bejme-ne/

A2 CNN Livestream

Latest Videos