
Janë regjistruar sërish debate në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kësaj mes deputetes Albana Vokshi dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
Debatet mendohet të kenë si shkak shpalljen e nisjes së procedurave nga Lulzim Basha për zgjedhjet në forumin e Lidhjes Demokrate të Gruas.
Vokshi raportohet t’i ketë thënë kreut të Partisë se deklarata e tij një ditë më parë në lidhje me këtë çështje nuk e përfaqëson.
Basha nga ana e tij e ka konsideruar këtë temë jashtë rendit të ditës dhe më pas e ka mbyllur mbledhjen duke mos lejuar diskutime nga Albana Vokshi dhe Edmond Spaho, të cilët kërkuan fjalën.
Në mbledhjen e grupit është njoftuar gjithashtu nga kryetari Basha se ende nuk ka një dakordësi për komisionin e reformës zgjedhore. (A2 Televizion)