“Foltorja” shkon te të rinjtë demokratë, Berisha: Bashkë do të krijojmë opozitën e vërtetë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 12:23 | Politikë
“Foltorja” shkon te të rinjtë demokratë, Berisha:

“Foltorja” e ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të diel, në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD në qytetin e Tiranës.

Berisha shprehu besimin se bashkë me të rinjtë shumë shpejt do të krijojë opozitën e vërtetë për rrëzimin e narkoshtetit të Edi Ramës.

“Kjo është foltorja më e rëndësishme, më vendimtarja, në përpjekje për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë opozita. Dhe ju garantoj se besimin tim e kam të bazuar sepse e di që ju jeni të rinjtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare. Unë e di se guximi juaj është më i madhi, më i pakufishëm se i gjithë të tjerëve. Ndaj besoj se kjo “Foltore” do të jetë një shtytje e madhe për mbarë shoqërinë dhe në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në këto momente në një moment kritik. Kam bindjen se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj përmbysën diktaturën komuniste, ne do të përmbysim narkoshtetin”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/07/berisha-sulmon-bashen-sillet-sikur-eshte-shkolluar-ne-korene-e-veriut-rri-kycur-ne-zyre-dhe-jep-urdhra/

A2 CNN Livestream

Latest Videos