Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 13:26 | Politikë
Pas FRPD, hapet gara edhe në Forumin e Gruas

Pas FRPD-së Partia Demokratike ka hapur garën edhe në Forumin e Gruas, ku për herë të parë kryetarja e LDGSH do të zgjidhet me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili do të mbikëqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares, zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos