
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar me anë të një postimi në Facebook “Foltoren” e Sali Berishës, duke e krahasuar atë me luftën italo-greke.
“Kjo lëvizja e Berishës për pronësinë e Partisë Demokratike ngjason shumë me luftën italo-greke në vitet 40-41 të shekullit të kaluar. Kur Italia iu vërsul Greqisë për ta pushtuar, por ushtria e saj u thye keq dhe përleshja pastaj u zhvendos në Shqipëri. Dhe ata, që u nisën të marrin Athinën për dy javë, e panë veten shumë shpejt të pushtuar nga greku.
Sepse të gjithë ithtarët e Doktorit para gjashtë muajsh u nisën për të rrëzuar Ramën, kurse tani po kërkojnë të çlirohen nga "pengu" i tij Lulzim Basha. Vetëm se Italinë atëherë e ndihmoi Gjermania si aleate e madhe ushtarake që të shpëtonte nga turpërimi. Kurse foltorja e Berishës i ka qartazi kundër superfuqitë”, shkruan Patozi. (A2 Televizion)