Forcimi i lekut ndaj euros, më i larti në rajon

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2018, 10:31 | Ekonomi

Rënia e euros në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri ka qenë më e forta krahasuar me monedhat kombëtare te vendeve të Ballkanin Perëndimor. Përgjatë një viti, leku shqiptar u forcua me 5% kundrejt valutës europiane, duke mbërritur në nivelin e 124,5 lekëve për njësi, nga 134,5 lekë për njësi.

Forcimi i lekut është pasqyruar edhe në kursin e dollarit amerikan, i cili ka rënë me rreth 9%. Pas Shqipërisë, ka qenë Serbia e cila ka pasur forcimin më të lartë të valutës vendase, kundrejt këtyre valutave me përkatësisht 2% kundrejt euros dhe 7% kundrejt dollarit. Në Bosnjë dhe Maqedoni, monedhat kombëtare u forcuan vetëm në këmbim me dollarin, teksa nuk u shënua ndryshim me euron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos