Panairi Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shërbejë si një pikëtakim për bizneset shqiptare dhe të huaja, duke krijuar hapësira për prezantimin e produkteve, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e partneriteteve të reja. Në ditën e tretë të këtij edicioni, Pallati i Kongreseve mirëpriti sipërmarrës, shoqata dhe grupe interesi, të cilat krahas mundësive të bashkëpunimit diskutuan edhe mbi sfidat që përballen sipërmarrjet shqiptare
“Shpesh herë ne kemi artikuluar problamtikat që hasin bizneset dhe duhet ta filloj me atë që është baza. Është mungesa e një mekanizmi të qëndrueshëm dhe jemi në një fazë të fillimit të mosbesimit që kemi ndaj autoriteteve shtetërore, sidomps me paketën Fiskale të prezantuar së fundmi. Ne kemi nevojë për të ndërtuar një mekanizëm solid. Kemi një ligj për dialogun publik dhe privat, kemi një ligj për konsultimin publik dhe ne ende sorollatemi për të patur një mekanizëm të besueshëm dhe funksional se si ne duhet të dialogojmë me qeverinë”.
Në një ekonomi ku ndërkombëtarizimi dhe konkurrenca po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, takime të tilla krijojnë mundësi që bizneset të njihen me njëra-tjetrën, të shkëmbejnë ide dhe të ndërtojnë marrëdhënie që mund të kthehen në bashkëpunime konkrete.
“Kjo paketë fiskale është si paketa e Robin Hood-it, e cila u ngarkon akoma më shumë barrën bizneseve. Po ashtu, mungesa e konsultimit publik është treguesi kryesor, që ndoshta qeveria është e distancuar nga realiteti. Flasim për bizneset që po orientohen dhe integrohen drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Europian. Të gjitha këto, sjellin një rritje të kostove, pse jo dhe të ccmimeve të shportës, të cilat do të shkarkohen te biznesi dhe konsumatorët.”
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës vijon të jetë një nga aktivitetet që bashkon aktorë të ndryshëm të sipërmarrjes, duke i dhënë biznesit një hapësirë për të prezantuar potencialin e tij, por edhe për të diskutuar sfidat që kushtëzojnë zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.
“Parë nga pjesa e të ardhurave, pjesëmarrësit këtu kanë një barrë të rënduar në raport me atë çfarë pritet të kenë dhe nga ana tjetër kemi shpenzimet kapitale, në sektorë si infrastruktura dhe mbrojtja të cilat janë të mbivlerësuara, ndërsa janë shumë pak të vlerësuara aktivitetet e prodhimit. Sektori prodhues është i goditur te pjesa e të ardhura, dhe këtu e kam fjalën edhe te cikli rënës i kursit të euros, për të cilin nuk ka shpjegim nga institucionet për situtatën dhe perspektivën që do kenë. Edhe pse Banka Qendrore ka thënë se ajo ccka ndikon te subjektet eksportues, do të referohet në një regjim të ri të euros, në fakt e gjitha meriton një analizë, pasi pasiguria është shumë e madhe.”
Tiranës synon të shkojë përtej një aktiviteti tradicional tregtar, duke u kthyer në një platformë ku sipërmarrjet shqiptare dhe të huaja ndërtojnë ura bashkëpunimi, shkëmbejnë përvoja dhe identifikojnë mundësi të reja zhvillimi. (A2 Televizion)