Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, në segmentin pas Mbikalimit të Kasharit, po vijojnë me ritme të mira, ndërsa në fillim të vitit 2027 aksi pritet të jetë plotësisht i kalueshëm për qytetarët.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një intervistë për gazetarin Mario Brakaj në A2 CNN.
“Kilometrat e parë deri të Mbikalimi i Rinasit janë ndërtuar tashmë. Qytetarët janë të shqetësuar për atë hinkën që krijohet të Mbikalimi i Rinasit. Fatmirësisht punimet janë duke ecur mjaft mirë. Kontrata që në ne kemi në zbatim kalon Mbaikalimin e Kasharit, dhe në fillim të vitit 2027 do të kemi një aks të kaluëshëm për të gjithë qytetarët. Ajo çfarë është më e rëndësishmja për këtë autostradë Tiranë-Durrës, që është edhe aksi kombëtar me transportin më të zgjeruar, ne në projket-buxhetin afatmesëm 2027-2029, kemi parashikuar financimin e plotë të këtij aksi. Ne shkojmë deri në Durrës, aty ku mbaron edhe projekti Ura e Dajlanit”.
Karakaçi foli edhe për Bypass-in e Elbasanit, një projekt i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
“Kemi disa lajme të mira Bypass-i i Elbasanit, arterie shumë e rëndësishme, ku qytetarët kanë vuajtur gjatë sezonin veror, ku mbaron autostrada Tiranë-Elbasan. Qeveria ka vendosur ta buxhetojë ByPass-in dhe fazat pasuese. Kontratat e para tashmë janë lidhur nga ARRSH, 2027-2028-2029, kemi të financuar tashmë fazat vijuese”. (A2 Televizion)