Formacioni më i mirë i Champions League, dominon Real Madrid

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 15:38 | Futboll

Faqja zyrtare e Champions League publikoi formacionin më të mirë për sezonin, ku Real Madrid dominon me 3 lojtarë nga 11-shi i përzgjedhur.

Njeriu i ndeshjes në finalen ndaj Liverpool, Thibaut Courtois, është zgjedhur si portieri më i mirë, me mbrojtjen para tij që formohet nga një tjetër madrilen si Militao, Cancelo i Manchester City-t, si dhe mbrojtësi i Atletico Madrid, Reinaldo.

Mesfusha është e përshtatur më së shumti me lojtarë sulmues, ku katër më të mirët janë Salah, Mahrez, Sane dhe Danjuma i Vijllrreali.

Treshja e sulmit përbëhet nga Heller i Ajax, Lewandowski dhe 5-herë fituesi i Champions League, Karim Benzema. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos