
Formula 1 është një prej sporteve me spektakolarë dhe emocionues në botë. Por, një kompani australiane po zhvillon idenë e transferimit të garave të shpejtësisë nga pista, në ajër.
Projekti, për atë që do të ishte organizimi i parë i këtij lloji, quhet “Air Speeder”.
Garat do të bëhen me dron, i cili qëndron gjashtë metër mbi sipërfaqen e tokës dhe arrin shpejtësinë deri në 200 km/h.
Nëse projekti realizohet me sukses, përveç disiplinave me motorë në tokë, do të kemi edhe garën e “Formula 1 në Ajër”. (A2 Televizion)