Formula 1, shkëmbimi gjatë sezonit, largohet Bottas, te Mercedes vjen Russell

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 17:45 | Sporte të tjera
Formula 1, shkëmbimi gjatë sezonit, largohet Bottas, te Mercedes vjen

Valteri Bottas do të largohet nga Mercedes përpara fundit të sezonit, për t’u zëvendësuar nga George Russell.

Kjo është prapaskena e publikuar nga mediat angleze, sipas të cilave në skuadrën kampione në Formula Një janë të pakënaqur me rendimentin e pilotit finlandez.

Bottas nuk e ka nisur aspak mirë Botërorin 2021 dhe Toto Wolff po mendon shkëmbimin e papritur gjatë sezonit. Synimi është që Luis Hamilton të ketë përkrah një pilot më konkurrues, i cili do të jetë në gjendje ti marrë pikë Max Verstappen në garën për titullin botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos